SYRI TV/ Besimtarët bektashi festojnë 'Sulltan Novruzin', Haxhi Dede Edmond Brahimaj uron besimtarët

15:41, 22/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besimtarët bektashi festuan këtë të shtunë festën e Sulltan Novruzit.

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, besimtarë të shumtë kanë ndjekur ritin e lutjeve të udhëhequr nga kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj. Në fjalën e tij, ai uroi besimtarët dhe bëri thirrje për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Besimtarët bektashi festojnë këtë të shtunë Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut cila simbolizon ringjallërimin dhe lindjen e shpresës tek njerëzimi. Besimtarë të shumtë kanë ndjekur ritin e lutjeve të udhëhequr nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë fjalës së tij në ditën e Sulltan Novruzit, ai ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe dhe mirësi.

Dita e Sulltan Novruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe në Shqipëri ajo festohet më 22 mars. Sipas legjendës sulltan Novruzi cilësohet si një ditë e re ku cdo gjë rigjallërohet dhe gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco