Mungojnë 6000 infermierë në Piemonte, Italia e gjen zgjidhjen në Shqipëri

Mungojnë 6000 infermierë në Piemonte, Italia e gjen zgjidhjen në Shqipëri

16:01, 11/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

2500 të sapodiplomuar shqiptarë në degën e infermieristikës do të mund të punësohen në këtë rajon.

Rajoni i Piemontes në Itali me mbi 4.2 milionë banorë ka nisur negocimin për të puënsuar 2500 infermierë shqiptarë.

Lajmin e bënë të ditur zyra e komunikimit e këtij rajoni, e cila informon se "një delegacion piemontez i dejtuar nga Kreu i departamentit të shendëtësisë së këtij rajoni Federico Riboldi, nga Presidenti i Udhërit të Infermierëve të Torinos Ivan Bufalo, nga Koordinatori rajonal i Profesionit të Infermierëve të Piemones Luca Ragazzoni e përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë së Torinos kanë zhvilluar disa takimet me drejtues të universiteteve shqiptare për nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi mbi punesimin në Piemonte, të rreth 2500 infermierë të sapo diplomuar në fakuktetet shqiptare", raporton gazetarja e Syri Tv, Alba Kepi.

Objektivi është që nga Universitetet shqiptare të mbërrijnë në Piemonte infermierë të sapodiplonuar duke i ofruar kurse formuese e praktika profesionale pranë strukturave shëndetësore piemonteze me qëllim përgatitjen e përshtatjen e tyre me sistemin publik e më pas punësimin e tyre.

Rajoni i Piemontes ka një mungesë prej 6000 mijë infermierë e në vitet e ardhshme rreth 1000 të tjerë priten të shkojnë në pension për shkak të moshës.

Por pas këtij lajmi ka reaguar Kreu i Sindikatës së Infermierëve në Itali, Antonio De Palma, i cili ka deklaruar se "për të disatën herë kemi të bëjmë me zgjidhje jo strukturore ndaj një krize që vijon prej vitesh. Në vend që të inkurajohen infermierët italianë me paga e kushte më të mira pune, Italia kërkon infemierë nga vende të tjera. Në vend që të vlerësohet profesionisti italian kërkohen zgjedhje paradoksale jashtë kufijve".

Rajoni i Piemonte ka informuar se ky mision në Shqipëri ka vendosur pikat e bashkëpunimit me 13 fakultete shqiptare publike e private me departamenter e degës së infermieristikës me qëllimin e nënshkrimit të shpejtë të një memoradumi bashkëpunimi profesional e akademik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco