SYRI TV/ Gëzim Topçiu harron fshatin Zëmblak, banorët: S`kemi investime nga bashkia

15:17, 10/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fshati Zëmblak në Maliq nuk njeh investime prej vitesh nga bashkia e drejtuar nga Gëzim Topçiu. Edhe pse ky i fundit drejton pushtetin lokal prej 30 vjetësh, për banorët e Zëmblakut duket se nuk ka pasur kurrë interes për të investuar.

Zëmblaku i Maliqit vijon të përballet me mungesë të investimeve në infrastrukturë, një problem që po ndikon drejtpërdrejt në jetën e banorëve.

Sipas tyre, ndërhyrjet në rrugë bëhen pjesërisht, vetëm në segmente të vogla prej 100 metrash, duke lënë një pjesë të madhe të fshatit me rrugë të dëmtuara dhe të pakalueshme në stinën e shirave.

Një tjetër problem shqetësues është mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet në këtë zonë të lënë thuajse në harresë dhe popullsi që çdo vit vjen duke u tkurrur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco