Rruga e fshatit Gryk Lumi në bashkinë e Lezhës është amortizuar krejtësisht, duke u bërë e pakalueshme për mjetet. Banorët shprehen se dëmtimi i rrugës ka krijuar vështirësi në lëvizje, ndërsa nga institucionet e pushtetit lokal nuk ka asnjë ndërhyrje deri më tani.
Banorët e fshatit Gryk Lumi ne Bashkine Lezhe po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të gjendjes së rënduar të infrastrukturës rrugore.
Rruga kryesore që lidh fshatin me zonat përreth është dëmtuar rëndë, duke krijuar pengesa për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve të transportit.
Sipas banorëve, rruga është lënë pas dore prej vitesh dhe reshjet e fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën, duke krijuar gropa të mëdha dhe duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e rrugës, pasi gjendja aktuale po ndikon negativisht në jetën e përditshme.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim nga Bashmka Lezhe, ndërsa banorët paralajmërojnë se, nëse nuk ndërmerren masa konkrete, do të organizojnë protesta dhe bojkot te zgjedhjeve për të kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.
© SYRI.net