Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

SYRI TV/ Fermerëve të Rromsit u mbetet vaji dhe gruri stok: Nuk do të mbjellim më produkte

13:58, 18/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vaj ullirit, lajthitë por edhe produktet të tjera u kanë mbetur pa u shitur fermerëve të fshatit Rroms të Mallakastrës.  Ata shprehen se çmimet janë shumë të ulëta sa nuk mbulojnë as kostot dhe për këtë arsye ata nuk kanë mundur ti shesin. Fermerët gjithashtu theksojnë se fuqia punëtore mungon, pasi të rinjtë janë larguar duke sjellë vështirësi edhe në mbledhjen e produktit

SYRI TV

Fermerët e fshatit Rroms të bashkisë Mallakastër u ka mbetur stok vaji i ullirit, por edhe lajthi, grure dhe elb. Ata shprehen se me çmimin që u vendosin tregtarët është shumë i ulët dhe nuk u del as për të mbuluar kostot e jo për fitim. Madje ata rrëfejnë se kjo situatë do i detyroj ata që të mos prodhojnë më dhe të presin edhe hardhitë apo pemët e tjera në tokat e tyre

Një tjetër problem që ata kanë hasur vitet e fundit është mungesa e fuqisë punëtore dhe produkti u mbetët në pemë.

Në këtë situatë janë pothuajse të gjithë fermerët e fshatit Rroms në bashkinë Mallakastër ku ky fshat ka numrin e drurëve të ullirit më shumë të mbjellë në këtë zonë . Rromsi ka qenë dikur afro 400   banesa e tani në afro 130 prej tyre banohen nga moshat e treta ndërsa fëmijë nuk i kalojnë 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco