SYRI TV/ Fabrika e gazit në Porto Romano, banorët në protestë: Jemi në rrezik

15:46, 04/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fabrika e bombolave të gazit është shkaku që banorët e Porto Romanos në Durrës të protestojnë. Ata kërkojnë largimin e kësaj fabrike pasi rrezikon jetën e tyre por edhe të fëmijëve, pasi është shumë pranë shkollës që po rindërtohet. Banorët shprehen se kanë shkuar edhe ne SPAK, por prokuroria e kë kthyer kallëzimin me arsyetimin që nuk është kompetencë e tyre

Syri Tv

Banorët e Porto Romanos kanë protestuar mesditën e së martës ku kërkojnë largimin e fabrikës së gazit që ndodhet në afërsi të banesave të tyre por edhe shkollës që po rindërtohet. Banorët shprehen se bombolat e gazit janë një rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve, pasi edhe më herët ka pasur shpërthime të bombolës së gazit por nuk është marrë asnjë masë.

Banorët i bëjnë apel qeverisë që të marrë masa, që kjo fabrikë me bombola gazi të shkojë në një vend tjetër, pasi aty përben rrezik për banorët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco