VIDEO/ Problematikat e divorcit, Gjoni: Zbatimi i ligjeve është gati ineficient, politikat sociale janë zero

10:45, 04/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në emisionin “Kafe Shqeto”, avokatja Rudina Gjoni ka folur për sfidat e ligjit shqiptar, veçanërisht në fushën e divorcit dhe mbrojtjes së të drejtat e fëmijëve. Ajo theksoi se ligjet përkatëse janë të mira në teorinë e tyre, por zbatimi i tyre është një problem i madh që ka çuar në një kolaps të sistemit. Sipas Gjonit, shumë çifte divorcohen dhe, për shkak të moszbatimit të vendimeve të gjykatës, ata përballen me pasiguri dhe konfuzion.

Avokatja gjithashtu ndau mendimin se edukimi i popullatës është një hap i rëndësishëm për të ndryshuar kulturën ligjore dhe sociale. Ajo foli për rëndësinë e kuptimit të rolit të prindërve në jetën e fëmijëve pas divorcit dhe theksoi se fëmija nuk mund të trajtohet si “ish” në lidhje me gjakun dhe marrëdhënien familjare. Për më tepër, Gjoni diskutoi sfidat e zbatimit të politikave sociale që duhen përmirësuar për të mbrojtur më mirë fëmijët dhe prindërit pas një divorc.

Gjoni:

Ligji e parashikon qartë, ligjet, dhe këtu dua të ndalem, ligjet i kemi shumë të mira, zbatimin e kemi gati ineficient. Pikërisht për shkak të moszbatimit të ligjeve, jemi në këtë kolaps total.

Një çift i divorcuar, një proces divorci, ose sapo përfundon një proces, ose edhe kur e ka përfunduar, është gjithmonë në një udhëkryq të madh për shkak të moszbatimit të vendimit të gjykatës, për shkak morale, për shkak që në çdo moment njeri kur ndahet nga partneri mendon: nuk është më burri im.

E shpjegova, duhet të edukojmë popullatën, duhet një edukim që në klasë të parë, ajo pema gjenealogjike, ku është mami, ku është babi dhe ku janë të dy të kapur për dore dhe që sjellin një të tretë.

Nga dy bëhen tre, por duhen sqaruar të gjitha etapat dhe duhet sqaruar që kur e shkëpusin dorën nga njëri-tjetri, ai i treti mbetet aty dhe është fëmija.

Sigurisht partneri kthehet ish-bashkëshort ose ish-bashkëshorte, kurse fëmija, nuk mund t’i thuash kurrë ish-fëmija im, ish-babi im, ish-mami im, nuk ka ish për lidhje gjaku. Këtë duhet ta kuptojmë dhe mos e harrojmë kurrë, edhe në një proces të dhimbshem divorci prindi, si nënë, si baba, mbetet prind, nuk është ish-prindi.

Tutelimi ligji e ka shumë të mirë, detyrimin ushqimor ligji e përcakton në bazë të të ardhurave, kujdestarinë, rritjen ja lë prindit që mund të bëjë përkujdesje. Problem qëndron  zbatimi dhe politikat sociale që janë 0 sot për sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco