Pasojat afatgjata që lë divorci tek fëmijët, Vataj: Prindërit mundohen të maksimalizojnë përfitimet...

Pasojat afatgjata që lë divorci tek fëmijët, Vataj: Prindërit mundohen të maksimalizojnë përfitimet...

10:31, 04/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I fuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë. Në bisedën me moderatorin Flavio Qarri ai ka folur për divorcet në Shqipëri dhe për situatën e fëmijëve pas ndarjeve të çifteve.

Mirgit Vataj: Fatkeqësisht në mentalitetin shqiptar të paktën dhe kjo ndodh rëndom. Çështja e fëmijëve në rastet e divorcit është një çështje shumë delikate. Dhe ajo çfarë ne kemi parë si tipar është se kryesisht fëmijët përdoren nëpër çështjet e divorcit që prindërit të maksimalizojnë përfitimet nga një ndarje. Dhe kemi parë edhe në ato rastet kur janë tepër agresive. Pra i përdorin që të maksimalizojnë përfitimet e tyre. I ekspozojnë fëmijët në një proces ku divorci normalisht nuk duhet të jetë një proces traumatik. Por fëmijët e përjetojnë si proces traumatik për shkak të marrëdhënieve që kanë prindërit me njeri – tjetrin.

Dhe duke ekspozuar fëmijët në të gjithë këtë proces lë pasoja afatgjata. Aq më tepër që ne fatkeqësisht kemi parë raste kur prindërit i përdorin fëmijët për të maksimalizuar përfitimet e tyre në një proces ndarje. Apo prindërit i përdorin fëmijët në procesin e divorcit për ti dhënë të drejtë njeri - tjetrit dhe sigurisht që kjo është një aspekt që ka një ndikim dhe impakt të jashtëzakonshëm. Fëmijët ashtu siç e the edhe ti, janë më të pafajshmit në këtë proces dhe sigurisht që kjo gjë duhet të ndryshojë në sensin që prindërit duhet të informojnë në procesin e divorcit dhe duhet të krijojnë gjithë atë mjedis të paqtë, të qetë që fëmijët të mos e përjetojnë trauma në çështjen e divorcit. Por kjo ndodh, fatkeqësisht, shumicën e kohës në Shqipëri. Është për të ardhur keq dhe është një nga elementët të cilin unë nuk do doja që të ndodhte në historikun e divorceve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco