Rënia e Urës që lidh fshatin Lezhan të Sevasterin, detyron banorët që për dy kilometra të ecin në këmbë. Dhe pse bashkia Selenicës shprehet se është planifikuar ndërtimi I një ure të re, banorët duhet të presin procedurën e tenderimit. Dhe pse banorët ka improvizuar një kalim me dru, kjo është një zgjidhje që rrezikon jetën e tyre.
Nga SYRI TV
Prej më shumë se një muaji, banorët e fshatit Lezhan të Sevasterit po përballen me një situatë të vështirë pasi ura që lidh fshatin me rrugën kryesore ka rënë.
Të detyruar të ecin dy kilometra për të mbërritur në fshat, ata kërkojnë zgjidhje urgjente. Për momentin, banorët kanë improvizuar një kalim me dru, por kjo është një zgjidhje e përkohshme që nuk garanton siguri, ndërsa shprehet se janë tetë familje të prekura nga kjo situatë.
Banorët pas rënies së urës, janë të detyruar të transportojnë ushqimet me këmbë deri tek shtëpitë e tyre, ndërsa shprehen se kërkojnë vetëm një urë asgjë më shumë.
© SYRI.net