Qytetarja: Letrat e abones nuk janë as për ..., duhet t’ja ngjitesh Erion Veliaj në ballë

12:07, 01/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pensionistët presin në radhë për të marrë abonenë mujore, e cila u rimbursohet nga Bashkia e Tiranës.

Ata janë drejtuar në pikat e tërheqjes së abonesë për muajin Shkurt që në orët e para të mëngjesit të se enjtes.

Përfituesit e “Abonesë së Pensionistit” duhet që të paraqiten personalisht për tërheqjen e abonesë, pranë pikës së shpërndarjes, ku të jetë i pajisur me kartën e identitetit dhe foto nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për mikrofonin e ‘Syri Televizion’ një nga qyetetaret u shpreh se Shqipëria ka hajdutër, kriminela dhe po e vjedhin shqipërinë për ditë duke na bërë të ndihemi mysafirë në vendin tonë dhe të ikim si refugjatë.

“Letrat e abones nuk janë as për menderen dhe duhet t’ja ngjitesh Erion Veliaj në ballë dhe të mbledhësh mendjen”- u shpreh qytetarja.

Deklarata e qytetares:

"Kemi pritur tre çerek ore dhe ndodh çdo muaj e njëjta situatë. Këtu kemi hajdutër, kriminela dhe po e vjedhin shqipërinë për ditë.

Ne jemi mysafirë në vendin tonë dhe jemi refugjatë në vendin tonë. Letrat e abones nuk janë as për menderen dhe duhet t’ja ngjitesh Erion Veliaj në ballë dhe të mbledhësh mendjen. E mora, por çfarë të marrim me 500 sëmundje dhe presim në rradhë.

Jam me diabet po më merrshin mend dhe desh rash në shesh. Këto janë kushte mizerabël, si mund të trajtohet mosha e tretë kështu. A ka turp më të madh se kaq? Zgjidhja do të ishte të zhduknim Erion Veliajn me shokë.” – tha pensionistja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco