Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe mungesa e ndriçimit, shqetësim për një bllok banimi në lagjen '28 Nëntori', Elbasan

Mungesa e infrastrukturës rrugore dhe mungesa e ndriçimit, shqetësim për një bllok banimi në lagjen '28 Nëntori', Elbasan

11:17, 01/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përfaqësi e një blloku banimi në lagjen “28 Nëntori “në qytetin e Elbasanit kanë ngritur sërish shqetësimin e tyre për mungesën e investimeve  në infrastrukturë. Sipas tyre, shqetësimi më i madh është rruga që mban emri “Mifail Biçaku”.

Ata thonë se lëvizja për ta në këtë segment rrugor është bërë e vështirë për shkak se rruga që lidh lagjen e tyre me qëndrën e qytetit të Elbasanit  është e dëmtuar, ndaj ata apelojnë për ndërhyrje urgjente .

Të moshuarit që jetojnë në këtë bllok banimi tregojnë për incidentet që kanë pësuar për shkak të gropave të shumta që janë në këtë rrugë nga më kryesoret e lagjes 28 Nëntori.

Në këtë zonë zhvillojnë aktivitetet e tyre shumë biznese, pronarët e të cilëve shprehen se rruga i kushtëzon tej mase.

Siç duket edhe nga pamjet, për automjetet lëvizja është e vështirë. Zona gjithashtu ka probleme edhe  me ndriçimin rrugor dhe ndriçimin në brendësi të lagjes, ndaj banorët shpresojnë në një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco