VIDEO - ‘Me këtë biznes ha bukë’/ Banorët: Na janë djegur e prishur mobiliet e pajisjet, askush s'ka ardhur nga Emergjencat!

10:43, 30/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shumë zona në qytetin e Durrësit, lagje të tëra janë përmbytur si pasojë e reshjeve të rëna një ditë më parë, duke bërë që niveli i ujit të arrijë mbi gjysmë metër.

Vetë banorët janë përpjekur ta largojnë ujin, pasi emergjencat civile nuk janë parë t’u vijnë në ndihmë.

Edhe pse tregojnë për Syri, se i kanë lajmëruar, askush nuk ka ardhur, duke bëtë që shumë moblije dhe orendi të ndryshme shtëpiake, të dalin jahstë përdorimit.

Madje disa familje kanë pasur edhe të sëmurë brenda, por që asnjë masë nuk ëhstë marrë nga institucionet vendore dhe qendrore për t’I shpërngulur në një vend të sigurtë dhe larg ujit që ka përmbytur banesat e tyre.

‘Me të sëmurë brenda, i kemi lajmëruar, s’kanë ardhur. Askush s’ka ardhur, erdhi një njeri mbrëmë, dy fjalë e iku. S’e njohëm. Kujt t’i kërkojmë ndihmë, asnjë s’ka ardhur. Në orën 4 pasdite është përmbytyur banesa. Përfaqësuesi i bashkisë pyeti kur erdhi, ai më tha jam me temperaturë dhe iku’, u shpreh një çift bashkëshortësh në një nga lagjet e Durrësit, teksa përpiqet të largojë ujin që ndodhet ende brenda në banesën e tyre.

‘Gjithë natëns ka pasur ujë. Asnjë s’ka ardhur akoma, i kemi njoftuar, ndoshta kanë qenë të zënë. Të gjitha dhomat i kam me ujë, mobiljet të prishura. Këtu e kemi kaluar natën, në ujë. Jemi vetëm unë me bashkëshortin. Ka qenë plot e mbushur me ujë, kam gjithë natën me fshesë në dorë, gjithë natën. Kemi telefonuar, janë përgjigjur e s’kanë ardhur. Secili shikon hallin e vet, të gjitha janë prishur, me ujë të gjitha.  U munduam të ngrinim pak divanët por janë të gjithë nën ujë”, u shpreh një banore, teksa tregon dëmet në shtëpinë e saj.

‘Askush s’ka ardhur, kur të mbarojë ujë do vijë, sa kemi ne ujë s’ka ardhur njeri. Shiheni si është bërë zyra ime, me këtë ha bukë, çfarë të bëjmë?! Dokumentet, ç’të themi më, më shumë. Nuk e shohin emergjencat se çfarë bëhet në Durrës, sigurisht që po, sot s’ka nevojë të vijnë. Gjithë natën, është përmbyt kati i parë, janë djegur të gjitha pajisjet. Në ujë kemi ndenjur gjithë natën’, u shpreh një zonjë, zyra e së cilës ku punon është përmbytur totalisht, duke bërë që biznesi i saj të mos jetë më funksional.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco