Kaos në Durrës/ Uji vërshon në rrugë e banesa, Ministria e Mbrojtjes: Situata është kritike tek...

Kaos në Durrës/ Uji vërshon në rrugë e banesa, Ministria e Mbrojtjes: Situata është kritike tek...

17:06, 29/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut këtë të mërkurë, kanë krijuar kaos në qytetin bregdetar të Durrësit. Janë dashur vetëm pak orë reshje që rrugët të kthehen në lumenj, e si pasojë, uji të vërshojë edhe në banesa.

Image

Duke monitoruar terrenin, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se rastet po trajtohen nga strukturat përkatëse, ndërsa një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve.

Image

Po ashtu raportohet se ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Image

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth. Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën.

Image

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco