I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarri, avokati Klodian Reçi, foli mbi situatën dhe shqetësimin e ndërtimeve, ku qytetarët kanë paguar për të marrë shtëpitë e tyre por ata nuk kanë marrë as shtëpitë, pronari i pallatit është larguar dhe punimet janë të papërfunduara.
Avokati është shprehur se shteti nuk duhet të lejojë shfrytëzimin e ambjenteve pa u dhënë leja, por kjo bëhet për motive korruptive sepse lejet e ndërtimit merren kundrejt pagesa dhe interesave.
Klodian Reçi:
Aktualisht është në fuqi që duhet të ketë kapital rezervë ku ndërtuesi të përfundojë punimet dhe të pajiset me leje shfrytezimi një objekt. Ndërsa është një mardhënje që ka nisur para 113 vitesh që do të thotë në atë kohë rregullimet, plani urbanistik dhe rregullimet ligjore kanë qenë të ndryshme.
Në rastin konkret kemi llogari gabim të bëra nga ndërtuesi që me goditjen e dy shkaqeve forcave madhore, së pari tërmti 2019 i pasuar me pandeminë e 2020 ligji i njeh si shkaqe që ti ekzekuton dot një detyrim.
Nuk mundet që në pikëpamjen time shteti të lejojë një shtrirje kaq në kohë, që njerëzit janë brenda dhe lejet e shfrytzimit të këtyre ndërtimeve nuk janë lëshuar. Ky është absurditet i madh. Kjo në shumicën e rasteve bëhet për motive korruptive, sepse lejet e ndërtimit merren kundrejt pagesave dhe interesave. Është e quditshme që vetëm një kategori studiosh projekti, zbatimi dhe studio arkitekturore qarkullojnë në të gjithë industrinë e ndërtimit në Tiranë.
Nga ana tjetër shohim që banorët vazhdojnë shfrytzimin e ambjenteve kur nuk ka leje shfrytëzimi. Ligjërisht nuk do duhet të bie njëher fenomeni i kpntratave të sipërmarrjes, këtu është problemi. Duke marrë ndërtuesi 80%-100% të vlerës ai nuk ka interes më për ndërtimin.
© SYRI.net