Ngriti flamurin shqiptar mes 15 konkurrentëve në BE/ ‘Hacker-i i bardhë’, më i miri në teknologji, Firdeus Kasaj: 14 vjeç hapa kompaninë time!

10:05, 28/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm 19 vjeç dhe ka krijuar kompaninë e tij inovative në Shqipëri, duke u bërë dhe CEO-i saj, i kërkuar madje dhe në shumë vende të botës.

Firdeus Kasaj ndau historinë e tij profesionale si një ‘Hacker’ i ‘pa dëmshëm’, i cili që në moshën 14-vjeçare doli me emrin e tij në biznesin e teknologjisë.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Firdeus Kasaj tregoi rrugëtimin e tij në fushën e teknsologjisë dhe Inovacionit, ku vetëm brenda dy ditëve arriti të krijonte një aplikacion për personat me aftësi të veçanta, i cili i mundësoi më pas marrjen e një çmimi nga Bashkimi Evropian, në mesin e 15 konkurrenteve nga 15 shtete të ndryshme.

Konkurruam dhe u bë një aplikacion në kohë të shkurtër për dy ditë, për personat me aftësi të vecanmata. Konkurruam në Shqipëri e fituam dhe më pas konkurruam mes 15 shteteve  në BE dhe ngritëm flamurin e Shqipërisë.

Ka qenë një periudhë e shkurtër kohore, s’jam marrë vetëm me sistemet bankare por edhe me shtete të ndryshme për lojëra, dhe hapa e kompaninë timë në moshën 14 vjeç.

Unë futesha në telefon dhe doja të ekperimentoja më të. Në fillimet e mia që skisha eksperiencë dhe eksploroja me to, e krijova këto ‘hakera’ të vogla.

UnyoCorp, kompani për zhvillim software e video-lojëra. E kam parë si imazh që më inspiron Elon Musk Dhe Mira Murati që është shqiptare. Jam i fokusuar te puna.

Projekti i radhës është të krijojmë një qendër inovacioni për të rinjtë, më të madhe se ajo që kemi në bashkëpunim me BE, duam diçka më të thelluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco