VIDEO/ Mos e thyej! Një stalagmit 2 m i lartë mund të jetë 285 mijë vjeçar

VIDEO/ Mos e thyej! Një stalagmit 2 m i lartë mund të jetë 285 mijë vjeçar

09:23, 18/02/2024
A+ Aa A-

Nga Abdulla Diku

Stalagmitet dhe stalaktitet janë disa nga formacionet më të njohura të shpellave. Ato janë depozitime që formohen kur uji që pikon në tabanin apo tavanin e shpellës depoziton aty përmbajtje të gurit gëlqeror (karbonatin e kalciumit) që përmban në të.

Përmbajtja e karbonatit të kalciumit është shumë e pakët në pikat e ujit që pikojnë nga shpellat. Pasi bien në tabanin e shpellës ose në bazën e stalagmitit, uji avullon ngadalë ndërsa grimcat e padukshme të gurit gëlqeror mbeten aty, duke u vendosur shtresë pas shtrese, derisa formohen ato që ne shohim sot; stalagmitet e shpellave.

Koha e formimit të stalagmiteve varet nga shumë faktorë si psh. sasia e ujit që derdhet në shpellë, tretshmëria e gurit gëlqeror, qëndrueshmëria e ujit që rrjedh etj. Proçesi i formimit pra është mjaft i ngadaltë, dhe pikë pas pike uji, mbeten grimcat e vogla të mineraleve që formojnë satlagmitin.

Vlerësohet se për një vit, stalagmiti rritet 0.007–0.929 mm/vit.

Kjo do të thotë se teksa sheh një stalagmit 2 metra të lartë, mosha e tij mund të jetë mbase 285,000 vite i vjetër.

Ndaj si stalagmitet ashtu dhe stalaktitet nuk duhen prekur e dëmtuar pasi dëmtohet një histori natyrore prej mijëra vitesh.

Muzika që shoqëron videon titullohet “Silencio” nga Beethoven - siç është edhe vetë proçesi i formimit të mrekullive natyrore nëpër shpella të tilla si ajo e Kabashit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco