Lajmi i fundit

LIVE/ Taksa mbi profesionet e lira, qytetarët në protestë

Moti të dielën dhe të hënën, 18 - 19 shkurt 2024

Moti të dielën dhe të hënën, 18 - 19 shkurt 2024

07:50, 18/02/2024
A+ Aa A-

Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore nga Atlantiku të cilat do të ndikojnë kushtet e motit në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë.

E diel, 18 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     1/18°C

- Zonat e ulëta      4/22°C

- Zonat bregdetare 8/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 18 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C –4°C në mëngjes deri në  11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E hënë, 19 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     2/14°C

- Zonat e ulëta      3/18°C

- Zonat bregdetare 8/18°C/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco