Mashtrimet me vajin e ullirit: Kontrolloni mirë etiketat

Mashtrimet me vajin e ullirit: Kontrolloni mirë etiketat

11:51, 15/01/2024
A+ Aa A-

Nëse këto ditë porosisni vaj ulliri ekstra të virgjër në restorant, bëni mirë të kontrolloni me kujdes etiketën. Sipas Europol, shitja e vajit të ullirit të rremë është bërë tashmë një ‘praktikë e zakonshme’.

Paralajmërimi erdhi pasi autoritetet sekuestruan 260.000 litra produkt të falsifikuar në Itali dhe Spanjë, në muajin nëntor. Më pak se dy muaj më vonë, rreth pesëdhjetë restorante u vunë nën hetim për të njëjtën arsye, në Romë, duke ndezur alarme të reja.

Disa mashtrues po e zëvendësojnë ‘arin e lëngshëm’ të çmuar me vaj farash shumë më të lirë. Vaji i farës është transparent, prandaj e ngjyrosin me klorofil, për të shtuar nuanca të gjelbra dhe përdorin karotenoidë për të marrë ngjyrë të verdhë. Kjo krijon një ngjyrë si vaj ulliri. Megjithatë, edhe nëse ato duken të ngjashme, dallimet e mëdha mbeten.

Prodhimi i vajit të ullirit ka shënuar rënie në dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2023,  ‘humbën’ midis 20% dhe 25% në nivel global.

Arsyeja kryesore është thatësira ekstreme në Mesdhe, një rajon që përbën gati 90% të prodhimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër në botë. Spanja, Greqia, Italia, Tunizia…të gjithë u goditën. Dhe ky vit mund të jetë edhe më keq. Burimet ujore janë jashtëzakonisht të ulëta. Kjo situatë shkaktoi dhe rritjen e çmimeve. Vaji i ullirit ekstra i virgjër standard kushtonte nga 3 deri në 5 euro për litër në supermarket. Tani është midis 10 dhe 12 euro.

Është bërë shumë më e lehtë për mashtruesit të shesin produktet e tyre, me bashkëpunimin e restoranteve të pandershme, të cilët ‘e dinë se çfarë po blejnë’.

Gjithmonë ka pasur një treg për vaj ulliri të rremë. Por tani po bëhet më i fuqishëm, sepse restorantet nuk duan të paguajnë për çmimet aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco