Shkreli: Në Shkodër rriten taksat, por jo shërbimet për personat në nevojë

10:28, 17/06/2024
A+ Aa A-

Tetë vite nga zbatimi i Reformës Territoriale, analizat tregojnë se ka mungesë të shërbimeve në zonat rurale dhe përkeqësim të tyre në zonat urbane.

Kostot e shërbimeve janë rritur, por cilësia nuk ka ndryshuar. 

Eliona Shkreli, anëtare e Këshilltit Bashkiak Shkodër, e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘KAFE SHQETO’ u shpreh se fatkeqësisht Bashkia e Shkodrës me miratimin e buxhetit të ri i ka rritur taksat për qytetarët, por këto para nuk po shkojnë për investime për personat në nevojë.

"Mund të flasim vetëm për qytetin sepse në njësitë administrative të gjitha shërbimet janë totalisht inekzistente.

Sa i përket Bashkisë së Shkodrës, mund të them që ka vetëm një azil pleqsh me kapacitet diku te 60 persona, ka dy qendra rinore aq funksionale sa mund të jenë, një shkollë speciale për personat me aftësi të kufizuara, që në fakt duhet të kishte më shumë.

Nuk ka asnjë projekt për fëmijët apo të rinjtë  që kanë probleme me ligjin, nuk ka gjjithashtu një institucion apo qendër ku të mirëpresin gratë e dhunuara.

Në fakt dhënia e shërbimeve nga pushteti lokal, gjithmonë flasim për grupet në nevojë, është e pakët dhe në raste më të mira është inekzistente.

Përveç instituiconeve, duhet që pushteti lokal t’u kushtojë rëndësi parqeve dhe vendeve të argëtimit për të moshuarit apo për të rinjtë terreni sportive etj.

Këto taksa që merren, pasi me buxhetin e ri të miratuar Bashkia e Shkodrës i ka rritur taksat, nuk po përkthehen në investime e shërbime këto para dhe meqë flasim për këto grupe duhet që t’u krijohen kushte, të hapin qendra të tjera, do të nevoitej që të hapej një azil i ri pleqsh".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco