KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve, kreu i Sindikatës së Fermerëve tregon arsyet

KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve, kreu i Sindikatës së Fermerëve tregon arsyet

10:16, 16/10/2023
A+ Aa A-

Insert: Të gjitha perimet janë pjesë kryesore e shportës ushqimore duke rënduar xhepat e qytetarëve. Ndërsa inflacioni njohu rritje të lehtë në shtator duke thyer trajektoren rënëse, një nga grupet me çmimet më të larta rezultonin perimet. Duke filluar që nga maji, rritja e çmimeve ka qenë dyshifrore duke filluar nga 18 – 26%. Sipas ekspertëve faktorët kryesorë për  këtë rritje çmimesh janë dy.

1. 26% e totalit të kostove vjen nga fuqia punëtore, vlera e së cilës është rritur me 100%. Sot, një punëtor në sera kërkon 3000 lekë për ditën e punës nga 1500 lekë një vit më parë. Ndërkohë me 54% kemi kostot e inputeve bujqësore, që edhe pse vlera e tyre ka një rënie, gjithsesi vijojnë të jenë 15-20% më lart. Të dyja këto përbëjnë 80% të kostos së prodhimit. Automatikisht kjo rritje e kostove përcillet tek qytetarët.

2.Dhe pika e dytë që ka rritur çmimet është kanalet ku kalon produkti, flasim gjithmonë nga fusha, te sera, te grumbulluesi i parë dhe grumbulluesi i dytë. Secili prej tyre ka nga një marzh fitimi, ndërsa llogaritet që dyqani i pakicës ka edhe 15% të produktit skarco që i kalbet dhe këto reflektohen të çmimi fundor, thonë ekspertët e bujqësie.

Për të folur për këtë çështje për këtë çeshtje kaq jetike për shqiptarët ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV, kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka. Kreu i Sindikatës e nisi intervistën e tij në "KAFE SHQETO' duke treguar se cilët janë janë faktorët e rritjeve të çmimeve.

Sharka: Faktorët ne i kemi demonstruar ka vite por ndoshta nuk i ka marrë njeri në konsideratë dhe i kanë harruar kush janë faktorët kryesorë sepse ato dy arsyet që u thanë në insert që kanë shpejguar specialistë ekspertët janë aryset në një vend normal dhe me ekonomi tregu normale ku funksionon mbi shina te ligjti dhe të mekanizmat e ekonomisë së tregut. Por siç e kemi thënë sektori i bujqësisë tek ne është 90% informal transaksionet  të brendshme të tregut për shkak të ligjit për TVSH e bërë nga kjo qeveri. Dhe momenti që e ke informal është vështirë t'i nxjerrësh shkaqet e ndryshimeve të çmimeve apo çdo fenomenit tjetër sepse është e pamundur, pa bërë analizat nuk mund ti nxjerrësh, pa patur tregues në tryezë nuk mund të nxjerrësh konkluzione të sakta. Por unë do të thoja që 2-3 arsyet kryesor që kanë qenë prezent dhe janë. Mbi bazën e një analize të fenomeneve si njohës i fushës.

KAFE SHQETO: Përmendet çështjen e TVSH, por Banka e Shqipërisë sa ka ndërhyrë në këtë pikë, se kam përshtypjen se duhet të ketë një balancë mes qeverisë por edhe me anë të Bankës. Një rritje pagash nga ana e qeverisë dhe një ulje norme interesi nga ana e Bankës së Shqipërisë për të krijuar një farë balance dhe për të ulur deri në një farë pike dhe hendekut mes të dyjave. A ka pasur një ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë? 

Sharka: Unë nuk besoj, ndoshta jam i gabuar por në efektin e mekanizmave ligjore që kanë në dorë Banka e Shqipërisë. Janë teori për të mbushur hapësirat por në momentin që përqindja e inflacionit nuk është ekzakt është e pamatshme në ekonominë informale. nuk mund ta matësh.

Ne shkojmë përditë në supermarket e shohim që çmimet janë rritur me 30-40% si në rastin e perimeve dhe thuhet se inflacioni është rritur me 1 apo 2% ose dhe na qenka ulur. Kështu që mjafton vetëm argumenti i kursit të euros që Banka e Shqipërisë mekanizmat që ka në dorë legal nuk kanë dhënë efekt, kështu që nuk ka lidhje.

Por në lidhje me TVSH unë do t'ju jepja një argument që shqiptarët duhet ta dinë. Perimet në Shqipëri gjithë ushqimet e shportës tatohen 20%, pra 20% të çmimeve që ne blejmë në markete i merr qeveria ndërsa në Itali është 4%, në Greqi është 6%.

Mjafton krahasimi i nivelit të TVSH që përdorin vendet  e Europës dhe rajonit në krahasim me Shqipërinë është që pjesën më të madhe në rritjen e çmimeve tek ne e ka tatimi i TVSH-së që e mer qeveria.

Madje dhe për produktet që importohen në rast se shkon një trajl domateje nga Shqipëria në Itali tatohet, 4% merr shteti TVSH kurse kur ne importojmë fruta, perime apo ushqime në truan e doganës, 20% i merr qeveria, pra arsyeja kryesore e çmimeve të larta në ushqimet e shportës dhe në perime është TVSH që është 20%.

Rritja e kostos së fuqisë punëtore mund të jetë një tregues siç thonë ekspertët por tek ne nuk kemi një rrjedhë normale të mekanizmat e ekonomisë së tregut sepse mekanizmi kryesor që vendos uljen dhe rritjen e çmimeve në eknominë e tregut është raporti kërkesë –ofertë.

Dhe është ajo që ne e kemi denoncuar me kohë, largimi i bujqëve sepse bujqësia është kthyer në një biznes i pasigurtë. Ne harrojmë që para dy vitesh domatja është shitur me 20 lekë nga prodhuesit ndërkohë që koston e kishe 50 lekë për kilogram, pra shitej më shumë se 60% nën kosto për shkak të kërkesës së vogël dhe ofertës së madhe.

Atëherë ne kishim parashikuar, nuk janë njerëz që nuk dinë  të përshtaten, ikën i braktisën dhe investimet e tyre dhe sot punojnë më bujqësi në Itali dhe në Greqi marrin 50 euro por fitojnë atë shërbim shëndetsor falas atje, një shërbim arsimor shumë më të mirë për fëmijët e tyre dhe kjo është shkaku, braktisja e prodhimit dhe në momentin që kemi ulje të prodhimit vendas kërkesa nuk mund të themi që rritet nga fluksi i turistave por kërkesa është po ajo dhe kemi rritje të çmimeve.

Ndiqni intervistën e plotë të kreut të Sindikatës së Fermerëve:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco