SYRI TV/ Shtrenjtohen çmimet e pronave në Durrës, Barjamaj: Mungon infrastruktura

13:12, 02/09/2023
A+ Aa A-

Durrësi mbetet një nga qytetet me interesin më të madh të të huajve për të investuar në prona. Por, mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe transport publik, ka bërë që në zonat periferike të qytetit shumë prona ende nuk po arrijnë të bëhen pjesë e tregut imobiliar.

Nga SYRI TV

Zhvillimi i turizmit ka rritur vlerën e pronave në qytetin e Durrësit. Në zonat pranë qendrës, çmimet e qirave dhe shitjes së pronave, janë pothuajse në të njëjtat nivele me Tiranën.

Por agjentët imobiliarë në Durrës, tregojnë se mungesa e infrastrukturës, transportit publik dhe shërbimeve, ka bërë që zonat periferike të mbeten larg interesit nga blerësit apo qiramarrësit.

Artion Barjamaj, agjent imobiliar në Durrës, tregon se të huajt shfaqin dëshirë të investojnë edhe në periferi, por mungesa e investimeve nga ana pushtetit lokal, ka bërë që këto zona të mos kenë të njëjtin zhvillim si qendra e qytetit.

Ai tregon se veç vendasve, për blerje pronash në Durrës, kanë shfaqur interes edhe shumë të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco