SYRI TV/ Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, pranohen fëmijët që mbushin 6 vjeç brenda këtij viti

11:54, 15/08/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm fëmijët që i kanë mbushur 6 vjeç deri ditën e parë të shkollës, por edhe ata që i mbushin brenda këtij viti deri më 31 dhjetor, do të kenë mundësi të regjistrohen në këtë vit në klasën e parë. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se afati për aplikim në e-Albania është nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Nga SYRI TV

Këtë vit në klasën e parë do të pranohen jo vetëm fëmijët që i kanë mbushur 6 vjeç deri ditën e parë të shkollës, por edhe ata që i mbushin brenda këtij viti, deri më 31 dhjetor 2023.

Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregoi edhe datat për regjistrimin në klasë të parë dhe të dhjetë, për ata që nuk arritën ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

Në postimin e shpërndarë Ministria e Arsimit shkruan se me ndryshimet që janë miratuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri më datë 31 dhjetor, do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024, ndaj prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç, e kanë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, mund të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë regjistrimet gjatë fazës së parë për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco