Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Sektori i blegtorisë në krizë, Shqipëria nuk siguron nevojat për mish

14:32, 28/06/2023
A+ Aa A-

Sektori i blegtorisë prej disa vitesh është futur në krizë duke mos garantuar sasinë ë nenvojshme me mish e bulmet. Kjo për shkak të reduktimit të bagëtive në vend, pasi fshatrat janë braktisur dhe mungon krahu i punës për mbarështrimin e kafshëve. Mungesa e prodhimit vendas po plotësohet nga prodhimet jashtë, dhe sipas INSTAT, për këtë vit kërkesat për importimin e mishit është rritur me 19%.

SYRI TV

Shqipëria prej disa vitesh nuk arrin të përmbushe nevojat e qytetarëvë për bulmet dhe mish, duke bërë që këto ushqimet kompanitë ti blejnë jashtë vendit. Importet e bulmetit dhe mishit janë rritur me shpejtësi si pasojë e mungesës së prodhimit vendas, që vjen nga tkurrja e numrit të krerëve në sektorin e blegtorisë.

Të dhënat e INSTAT treguan se në janar-maj 2023 u importuan rreth 30 milionë euro mish me rritje 19% në raport me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Importet e këtij grupi pësuan rritje edhe në sasi me rreth 15% në të njëjtën periudhe krahasimi. Për të njëjtat arsye janë rritur edhe importet e bulmetrave, me 20 %.

Rënie e numrit të bagëtive në vendin tonë, vjen si pasojë e braktisjes së fshatrave nga vendasit, për tu larguar drejt emigracionit duke sjellë edhe plakjen e popullsisë në zonat rurale. Kjo ka bërë që të moshuarit që kanë mbetur në fshat të heqin dorë nga mbarështrimi i kafshëve pasi nuk kudjesen dot për to, duke sjellë edhe reduktimin e numri të fermave me kafshë.

Një tjetër shkak është kostot e larta që fermerët kanë për tu kudjesur për rritjen e gjësë së gjallë. Këto aryse kanë bërë që numri i kafshëve në vendet reduktohet. Në vitin 2021 numri i kafshëve të gjalla shënoi rënie me 7%, ndërsa në raport me vitin 2004 numri i tyre u përgjysmua.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco