SYRI TV/ Mbyllet pelegrinazhi në Kishën e Laçit, besimtarët lutje për shëndet e mrekulli

12:20, 13/06/2023
A+ Aa A-

Mijëra besimtarë nga qytetet e Shqipërisë, nga Kosova apo edhe në shtete të tjera kanë qënë pjesë e mbylljes së pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç. Ata shprehen se janë lutur për familjarët e tyre dhe se besojnë se ky vend do të sjellë mrekulli shërimi për ata persona që kanë nevojë.

SYRI TV

Me besimin në Zot dhe besimin për mrekulli shërimi, shumë besimtarë jo vetëm katolik por edhe të besimeve të tjera kanë qëndruar për gati dy ditë në Kishën e Shna Ndout në Laç. Në datën 12 dhe 13 qershori që përkojnë edhe me mbylljen e pelegrinazhit 13-javor në këtë Kishë qytetaret shprehen se kanë ardhur nga Kosova dhe nga qytete te tjera të Shqipërisë për tu lutur për familjet e tyre dhe për shëndetin e të afërmeve duke shpresuar edhe në mrekullitë që kanë dëgjuar se janë bërë më parë në këtë vend.

Dyndja e qytetarëve drejt kishës së Shna Ndout në Laç, ka sjellë trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situata me problematike paraqitet në rrugën që lidh autostradën Milot-Thumanë me qytetin e Laçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco