SYRI TV/ Gjykata e Tiranës lë në burg Dan Hutrën, vrasësi serial shfaqet i qetë

14:48, 04/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 40-vjeçarin  Dan Hutra, autorin e masakrës së datës 1 mars ku u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Përpara togave të zeza, Hutra është shfaqur i qetë dhe i ftohtë dhe nuk ka shfaqur pendesë teksa është shprehur se i ka bërë me vetëdije të plotë. Duke i kërkuar sistemit të drejtësisë të mos burgosë persona të pafajshëm për të evituar masakra të tilla

Nga SYRI TV

I qetë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendesë është shfaqur Dan Hutra këtë të shtunë para gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën “arrest me burg” të dhënë nga kjo gjykatë.

I pyetur nga gezetarët nëse është i penduar, ai u shpreh “ jo” dhe veshur mbante bluzën që kishte ditën që kreu vrasjet, ku dukeshin qartë edhe njollat e gjakut.

40-vjeçari konfirmoi edhe në gjykatë se vrasjet i kishte planifikuar dhe se për krimet që ka kryer ai pretendon se kishte motive për ta bërë.

HutraL "I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg. Çfarë tha prokurori i pranoj, i kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia ..."

Mesditën e së mërkurës, Dan Hutra, në tri episode të ndryshme vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera.  Rreth orës 12:00 në zonën e Astirit, Dan Hutra plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjan Gurakuqi.

Ndërkohë, vetëm 20 minuta më vonë, në banesën e familjes Hysa në Paskuqan, Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa, 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 30-vjeçarja Dafku ishte shtatzënë.

Vrasësi është zhvendosur në në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz ku ka ekzekutuar në oborr, 31-vjeçaren Etleva Kurti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco