VIDEO/ Tritol mobilerisë në Fushë-Krujë, pronarët e qiraxhiu: Nuk kemi konflikte

13:11, 04/03/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në një mobileri në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.

Nga SYRI TV

Familjarët e pronarit të objektit, Bujar Caracit, gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë, kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt. Vetë pronari ndodhet në Greqi.

Familjarët mësohet se kanë deklaruar se objektin ia kanë dhënë me qira të afërmit të tyre Desar Çangu dhe se vetë nuk kanë asnjë problem.

Gjithashtu ne pyetje është marrë dhe qiraxhiu i objektit, i cili e shfrytëzon si mobilieri, Desar Çangu, që edhe ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd. Paraprakisht dyshohet që sulmi të ketë lidhje me biznesin.

Sasie  e tritolit e vendosur në pjesën e pasme të objektit ka qenë e konsiderueshme siç duket nga pamjet dhe gropa që ka hapur ky shpërthim.

Në momentin e shpërthimit në katin e parë të godinës ku ndodhet dhe banesa e pronarit të objektit, Caraci, ndodheshin tre fëmijë të mitur 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco