VIDEO-SYRI TV/ Këlcyrë, aktivitete në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, përkujtojnë edhe Kacifasin

19:11, 28/10/2022
A+ Aa A-

Në Këlcyrë janë zhvilluar aktivitete në kuadër të festës kombëtare të Greqisë. Në to morën pjesë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, konsulli I përgjithshëm grek etj. Ata vizituan objektet fetare si dhe varrezat ku sipas autoriteteve të vendit fqinj, prehen eshtrat e 950 ushtarëve që ranë në luftë me fashistët italianë. Një ceremoni të ngushtë familjarë, u kujtua edhe Konstandin Kacifas, i vrarë në 2018 gjatë një përplasje me policinë.

Nga SYRI TV

Këtë 28 tetor, me rastin e festës kombëtare greke, u zhvillua në Këlcyrë një ceremoni përkujtimore, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sofi Filipidhu, si dhe konsulli i Përgjithshëm grek, Sekretari i Përgjithshëm i Diasporës dhe diplomacisë publike në ministrinë e Jashtme helene, Janis Krisullaqis etj.

Ata vizituan objektet fetare, por edhe varrezat ku sipas autoriteteve helene prehen eshtrat e rreth 950 ushtarëve grekë, që humbën jetën gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane. Festimet që përfshijnë të gjithë Greqinë, zhvendosen çdo vit edhe në Shqipëri dhe ceremonia që nis në Këlcyrë dhe më pas zhvendoset në varrezat e Bularatit.

Në ceremoninë e Bularatit, morën pjesë edhe familjarë të Konstandin Kacifas, që mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit 2018, gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare, pikërisht gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë, ku më parë kishte qëlluar me armë ndaj një patrulle.

Ata përkujtuan 4-vjetorin e asaj ngjarje, por pa praninë e autoriteteve zyrtare. Ndërkohë, gjatë ceremonisë ka patur përforcim të masave nga policia shqiptare që ka ngritur disa postoblloqe pikërisht përgjatë akseve Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër-Kakavijë.

Në ndryshim nga vitet e fundit kur festimet kanë marrë përmasa të konsiderueshme, këtë vit ra në sy një pjesëmarrje e ulët, sidomos në ceremoninë e organizuar në Këlcyrë. Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco