Parashikimi i motit për ditën e premte, 28 tetor 2022

Parashikimi i motit për ditën e premte, 28 tetor 2022

22:45, 27/10/2022
A+ Aa A-

Vendi ynë ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.   

Temperaturat parashikohen: 
në zona malore 5 deri 20°C
në zona e ulëta 5 deri 28°C
në zona bregdetare 9 deri 26°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco