VIDEO-SYRI TV/ Fermerët: Subvencion nëse blejmë farën që do qeveria

10:22, 27/10/2022
A+ Aa A-

Subvencioni që qeveria do të japë për fermerët, do të përfundojë në xhepat e tregtarëve të farërave të grurit. Fermerët në Seman thonë, se që të përfitosh subvencionin prej 30 mijë lekësh për 1 ha grurë, duhet të blesh farë në pikat që sugjeron Ministria e Bujqësisë. Ndërsa shuma prej 30 mijë lekësh që subvencionon qeveria, është e barabartë me shumën që nevojitet për të blerë farën që duhet për të kultivuar 1 hektarë grurë

SYRI TV

Skema e qeverisë për subvencionimin e fermerëve që do të kultivojnë grurë këtë vit, duket se nuk do të ketë efektet e pritshme për bujqit shqiptarë.

Qeveria do të subvencionojë fermerët me 30 mijë lekë për çdo hektarë grurë të mbjellë. Por, për të mbjellë një hektarë tokë, nevojiten 2.5 kuintalë farë gruri, e cila aktualisht në treg kushton 28 mijë lekë. Por, që fermeri të arrijë të përfitojë këtë subvencionim, ai duhet të blejë farën tek një pikë e autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Thënë ndryshe, Ministria e Bujqësisë, qarkullon paratë nëpërmjet fermerëve, duke i dërguar ato tek tregtarët e farërave, ndërkohë nga kjo nuk përfitojnë bujqit. Këta të fundit, duhet të përballojnë vetë të gjitha shpenzimet nga punimi dhe përgatitja e tokës për mbjellje, fuqia punëtore apo dhe inputet bujqësore. Por a kanë fitim fermerët nga kultivimi i grurit, në një kohë që kanë ende në magazina pa shitur prodhimin e vitit të kaluar?

Fermerët thonë se po e mbajnë grurin pa shitur, për shkak se grumbulluesit ua kërkojnë me çmim që varion nga 42 deri në 45 mijë lekë për ton, çmim që sipas fermerëve, është nën kostot e prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco