Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

SYRI TV/ Gjendet një spirancë antike në lumin Mat, specialisti: Mund të jetë e shekullit të V

13:09, 25/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Skuraj në Kurbin janë surprizuar, pasi ujërat e lumit Mat kanë nxjerrë në dritë një spirancë hekuri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga një anije.

Spiranca ka një zinxhir i cili është rreth 7 metra i gjatë, ndërsa vetë spiranca është rreth 1 metër e lartë.

Nxjerrja e spirancës në lumit Mat, ngre pikëpyetje të shumta arkeologjike, se si ajo ka përfunduar aty. Megjithëse do të duhet të pritet ekspertiza e arkeologëve dhe specialistëve për të datuar vjetërsinë e spirancës, për Specialistin e Trashëgimisë Kulturore Dedo Margjoni në Lezhë, objekti mund t`i përkas Shek 5 pas krishtit.

Margjoni shprehet se Spiranca mund të jetë përdorur nga një anije e tonazhit të vogël gjatë periudhës që lumi Mat ishte  i lundrueshëm.

Ky objekt, shton gamën e gjetjeve arkeologjike në qarkun e Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco