VIDEO-SYRI TV/ Bie sistemi i ALEAT, qytetarët në radhë të gjata

11:07, 19/09/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti ende nuk mund të kryhet në zyrat e ALEAT. Shërbimi u ndërpre ditën e premte, pas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme, e cila tha se do të kryhen ndërhyrje në server për shkak të sulmeve kibernetike.

Ndonëse njoftimi për ndërprerjen e shërbimit ishte vetëm për të premten e javës së kaluar, këtë të hënë, dhjetëra qytetarë nuk kanë arritur të aplikojnë për pasaporta dhe ID-i, për shkak se nuk punon sistemi.

Gjithashtu, burime bëjnë të ditur se shërbimi nuk ofrohet as në zyrat e gjendjes civile për shkak të rënies së sistemit online. Ndërkohë, në zyrat e policisë nuk jepen pasaportat dhe ID-të, të cilat qytetarët i kanë aplikuar më herët.

Kjo ka sjell probleme për shumë qytetarë, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Probleme me radhë qytetarësh në pritje për aplikime janë raportuar në  Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë, por edhe qytete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco