Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

22:40, 10/06/2022
A+ Aa A-

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa. 

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.  

Edhe për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco