Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

22:37, 08/06/2022
A+ Aa A-

Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. 

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. 

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen                                                                                                                                                              
në zona malore 12 deri 24°C
në zona e ulëta 13 deri 29°C
në zona bregdetare 16 deri 29°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco