COVID19/ MSH: 6 humbje jete dhe 138 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID19/ MSH: 6 humbje jete dhe 138 raste të reja në 24 orët e fundit

18:29, 13/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë informon se janë shënuar 138 raste të reja me Covid në orët e fundit. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1836 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5349 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          138

Të shëruar në 24 orë       189

Të shtruar në spitale       147

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 1836

Testime totale              1,422,708

Raste pozitive                203,925

Raste të shëruara          195,436

Raste Aktive                      5,349

Humbje jete                      3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2516

Fier                 651

Gjirokastër     538

Shkodër          371

Durrës             306

Elbasan           243

Berat               218

Vlorë                187

Lezhë               122

Korçë               97

Kukës               52

Dibër                48

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco