Zbulohet kolektori 100-vjeçar në Berat

Zbulohet kolektori 100-vjeçar në Berat

14:57, 24/11/2021
A+ Aa A-

Punimet për By-Passin e Beratit, kanë nxjerrë në dritë zbulime arkeologjike të rëndësishme.

Në zonën muzeale të Goricës, është zbuluar një gjysëm hark i punuar në gur.

Poshtë harkut ndodhet një tubacion shkarkues uji, të cilët sipas specialistëve mendohet të jenë 100 vjeçar.

Pas konstatimit, firma që po kryen punimet në rrugë, ka ndërprerë punën duke njoftuar Drejrorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat.

Në zonë kanë mbërritur 2 specialistë arkeologë të kësaj drejtorie, të cilët kanë bërë edhe inspktimin dhe matjet në vend.

Duke u konsultuar dhe me hartat e vjetra por edhe me dokumentacionin e plotë të vendndodhjes së veprave "monumente kulture", dy arkeologët kanë konkluduar se kemi të bëjmë me një kanal (kolektor) ujëmbledhës e shkarkues të ujërave të larta të lagjes "Goricë",kanal që sipas tyre daton rreth 100-vite më parë.

Dokumentacioni i hartuar nga dy specialistët arkeologë, do të përcillet në instancat përkatëse, i shoqëruar edhe me skicat e matjet e bëra prej tyre në zonë.

Sipas arkeologëve, deri në pritje të konkludimit të specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, kjo zonë do të mbulohet provizorisht për të mos rrezikuar shembjen e rrugës dhe automjetet që qarkullojnë aty, si e vemtja rrugë e lagjes muzeale "Goricë".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco