Krimet seksuale, Hazizaj: Ka fëmijë në Shqipëri të pasigurt, ka mangësi në funksionimin e institucioneve

Krimet seksuale, Hazizaj: Ka fëmijë në Shqipëri të pasigurt, ka mangësi në funksionimin e institucioneve

17:24, 20/11/2021
A+ Aa A-

Drejtori i CRCA-së Altin Hazizaj, në një intervistë me Skype me moderatoren Elisa Gjerani në Syri Tv, foli për krimet seksuale dhe dhunën ndaj fëmijëve.

Hazizaj theksoi se ka fëmijë në Shqipëri që ndihen të pasigurt, duke shtuar se ka mangësi të madhe në mosfunksionimin e institucioneve të vendit.

“Ka fëmijë në Shqipëri që janë të pasigurt, ka mangësi në punën e institucioneve. Legjislacioni në Shqipëri për krimet e rënda seksuale është madje më i ashpër se në vendet e BE-së, por kemi mosfunksionim të hallkave të institucioneve të vendit. Prokurorët dhe gjykatësit duhet që të gjejnë kurajon që të dënojnë maksimalisht këdo që prek fëmijët. Ne kemi dërguar në Kuvend regjistrin për personat që kanë kryer krime seksuale.

Të gjithë deputetët e të gjitha forcave politike kanë rënë dakord për të miratuar projekt-ligjin.  Sot asnjë bashki nuk ka shërbime të specializuara për fëmijët. Qytetarët duhet të kërkojnë që në bashki të ketë politika për mbrojtjen e fëmijëve. Sot arsimi është në gjendje të rëndë, kemi pasur drejtorë shkollash që ngacmojnë vajzat e djemtë, ose vetë fëmijët ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit, nuk mundet shkolla shqiptare të jetë vend ku fëmijët abuzohen seksualisht. Kjo duhet të jetë e patolerueshme”, deklaroi Hazizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco