Dy satelitë të rinj të sistemit të navigimit Galileo u lëshuan në hapësirë nga raketa Ariana 6 nga Qendra Hapësinore Evropiane në Guianën Franceze.
Ky është lançimi i 14-të operativ brenda programit Galileo, njoftoi sot ANSA.
Satelitët, të emërtuar SAT 33 dhe SAT 34, do ta përmirësojnë sistemin duke shtuar satelitë rezervë në konstelacion, me qëllim që të sigurojnë navigim të pandërprerë 24-orësh për miliarda përdorues, tha Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).
SAT 33 dhe SAT 34 do t'i bashkohen konstelacionit ekzistues në orbitën e mesme të Tokës, në një lartësi prej 23,222 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.
Programi Galileo menaxhohet nga Komisioni Evropian si pjesë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian, ndërsa Agjencia e Programit Hapësinor të Bashkimit Evropian (EUSPA) është përgjegjëse për funksionimin e satelitëve që nga hyrja e tyre në orbitë deri në fund të ciklit të tyre jetësor.
© SYRI.net