Çmimi Nobel për Kiminë 2025 u është ndarë shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi “për zhvillimin e strukturave metalo-organike”.
Të tre u vlerësuan për zbulimin e teknikave të fuqishme që mundësojnë deshifrimin dhe projektimin e proteinave të reja, blloqeve ndërtuese të jetës. Ata përdorën teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale (AI), dhe puna e tyre ka mundësinë të transformojë mënyrën se si zhvillohen barnat e reja dhe materialet e tjera.
Çmimi
Fituesit e Nobelit marrin një medalje ari, një diplomë dhe një shpërblim prej 11 milionë koronash suedeze, që korrespondojnë me rreth një milion euro.
Fituesit e mëparshëm
Në vitin 2024, Nobeli për Kiminë iu dha David Baker, Demis Hassabis dhe John M. Jumper për kërkimet e tyre mbi strukturën e proteinave.
Amerikani Baker u vlerësua sepse ishte i pari që kuptoi mënyrën e studimit të strukturës së proteinave dhe, mbi këtë bazë, zhvilloi metoda për projektimin e proteinave të reja që mund të përdoren për ilaçe, vaksina, nanomateriale dhe sensorë.
Britaniku Hassabis dhe amerikani Jumper, studiues në Google DeepMind, krijuan modelin e inteligjencës artificiale “AlphaFold”, i cili i mundëson komunitetit shkencor të analizojë struktura të ndërlikuara si ato të proteinave.
Dy shkencëtarë janë nderuar dy herë me Nobelin për Kimi: Frederick Sanger (në vitet 1958 dhe 1980) dhe më vonë Karl Barry Sharpless (në 2001 dhe 2022).
Çmimet e ardhshme Nobel
Pas ndarjes së çmimeve për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi, të enjten do të shpallet Nobeli për Letërsinë, ndërsa të premten Nobeli për Paqen.
Cikli do të mbyllet më 13 tetor me Çmimin Nobel për Ekonomi.
© SYRI.net