Rreziku i verbimit rritet me 700% nëse preferoni këtë lloj kafeje

Rreziku i verbimit rritet me 700% nëse preferoni këtë lloj kafeje

13:11, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim befasues i publikuar së fundmi në revistën FoodScience & Nutrition zbuloi se konsumimi i kafesë pluhur mund ta rrisë në mënyrë dramatike rrezikun për të zhvilluar degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), një nga shkaqet kryesore të verbimit.

Studiuesit analizuan të dhënat nga mbi 500,000 pjesëmarrës në bazën e të dhënave UK Biobank dhe zbuluan se pijetësit e kafesë instant me një predispozitë të caktuar gjenetike kishin 700% më shumë gjasa të zhvillonin AMD të thatë formën më të zakonshme dhe aktualisht të pakurueshme të sëmundjes.

“Kjo përputhje gjenetike sugjeron se mund të ketë rrugë biologjike ose mekanizma metabolikë të përbashkët që lidhin preferencën për kafenë pluhur me rrezikun për zhvillimin e AMD-së të thatë,” tha dr. Siwei Liu, hulumtues në Departamentin e Oftalmologjisë në Spitalin Taihe të Shiyanit në Universitetin e Mjekësisë të Hubeit në Kinë, për Medical NewsToday.

“Kjo ofron një perspektivë të re mbi shkaqet e AMD-së dhe një drejtim të mundshëm për strategji parandaluese të personalizuara, si ndërhyrje në stilin e jetës të informuara nga gjenetika.”

AMD-ja e thatë prek makulën, një zonë e vogël në pjesën e pasme të retinës që është përgjegjëse për shikimin qendror.

Me përparimin e dëmtimit, njerëzit mund të përjetojnë mjegullim në fushën e shikimit, vështirësi në lexim dhe, në fund, humbje të përhershme të shikimit.

Ndërkohë që faktorë si mosha dhe gjenetika nuk mund të kontrollohen, zgjedhjet e jetesës si dieta, aktiviteti fizik dhe pirja e duhanit luajnë një rol. Tani studiuesit po shtojnë edhe preferencën për llojin e kafesë në këtë listë.

Liu theksoi se AMD-ja është një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit te të moshuarit në vendet e industrializuara, prandaj njohja dhe menaxhimi i faktorëve të stilit të jetesës është i rëndësishëm për ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, ruajtjen e shikimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Gjetjet sugjerojnë se, kur vjen puna te sytë, jo çdo kafe
është njësoj.

“Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që mund të ofrojnë efekte mbrojtëse për sistemin nervor,” tha Liu për Medical NewsToday.

“Ndërkohë, po shtohet numri i provave që tregojnë se gjenetika ndikon në preferencat ushqimore. Studimi i predispozitës gjenetike për konsumimin e kafesë dhe lidhja e saj me rrezikun për AMD mund të ndihmojnë në zbulimin e lidhjeve të mundshme shkak-pasojë midis dietës dhe sëmundjeve të syve.”

Ekipi i Liu-s planifikon të verifikojë këto gjetje edhe në popullata të tjera, të analizojë më thellë rrugët metabolike dhe të zbulojë nëse vetë kafja instant ndikon drejtpërdrejt në mekanizmat pas AMD-së.

“Ne gjithashtu synojmë të realizojmë analiza afatgjata të grupeve të njerëzve për të sqaruar lidhjen shkak-pasojë mes konsumimit të kafesë dhe përparimit të AMD-së,” shtoi ajo. / New York Post - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco