Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kjo është arsyeja pse futbollistët dhe atletet i heqin qimet e këmbëve

Kjo është arsyeja pse futbollistët dhe atletet i heqin qimet e këmbëve

16:23, 14/09/2017
A+ Aa A-

Ndoshta këtë e keni vërejtur edhe vetë apo jua ka treguar dikush, por mbetet fakt i vërtet se futbollistët bashkë me sportistë tjerë i heqin qimet e këmbëve.

Por, a ka ndonjë arsye të veçantë për këtë? Siç duket po.

Atletët e shumë disiplinave i heqin qimet e këmbëve dhe të pjesëve tjera të trupit, dhe disa prej tyre edhe i heqin përgjithmonë me ndihmën e laserit.

Futbollistët mbajnë shirita atletikë të cilët e mundësojnë qarkullimin e gjakut përreth një vendi të lënduar, ndërsa me lëkurë të pastër pa qime, procesi i aplikimit dhe heqjes së këtyre shiritave është më i lehtë dhe më komod.

Përveç kësaj, atletët gjithashtu i heqin qimet edhe për shkak të masazheve të shpeshta që i marrin, duke thënë se lëkura pa qime e rritë kënaqësinë dhe përfitimet që i sjellë masazhi.

Megjithatë, notarët dhe disa atletë tjerë i heqin qimet edhe për performancë më të mirë, sepse ndihen se trupi i tyre lëvizë shumë më lirshëm në ujë kur është pa qime.

Ndërsa çiklistët, të cilët shumë shpesh rrëzohen dhe lëndohen, me qëllim që të parandalojnë futjen e qimeve në plagët e hapura kur rrëzohen në asfalt, i heqin qimet. Këtë e rekomandojnë edhe doktorët, të cilët thonë se nëse qimet janë prezente në një plagë, procesi i rikuperimit merr më shumë kohë.

Por kjo nuk është e vetmja, në vitin 1987, Chester Kyle, profesor i inxhinierisë dhe çiklist i rregullt, kishte kryer disa eksperimente përmes së cilave kishte zbuluar se qimet në këmbë i ngadalësojnë çiklistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco