Lajmi i fundit

PLUG/ Shteti vjedh, SPAK hesht!

Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

Dhimbje cervikale në mëngjes? Ja ushtrimet që duhet të bëni sapo të zgjoheni

09:31, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lëvizjet e thjeshta, të buta dhe efektive mund të jenë arma më e mirë kundër dhimbjes së qafës në mëngjes. Sipas fizioterapistit dhe kinezologut Paolo Colanero, ushtrimi terapeutik është mjeti kryesor për të luftuar shumicën e patologjive që prekin aparatin muskulor e skeletik, përfshirë artrozën cervikale, cervikobrakialgjinë (dhimbje nga inflamacioni ose bllokimi i rrënjëve nervore në qafë), kontrakturat apo ngurtësinë e mëngjesit.

Ushtrimet e rekomanduara synojnë përmirësimin e lëvizshmërisë dhe forcës së muskujve, duke rritur elasticitetin e indeve dhe duke rikthyer lëvizjen e shëndetshme të qafës e shpinës. Për t’i praktikuar:

  • Filloni me lëvizje të buta përkuljeje përpara dhe prapa (si kur themi “po”), duke ngritur dhe ulur kokën.
  • Vazhdoni me përkulje anësore, duke afruar veshin drejt shpatullës.
  • Shtoni rotacionet e kokës (si kur themi “jo”), duke parë djathtas dhe majtas.
  • Përfundoni me rrotullime të plota, sikur vizatoni një rreth me majën e hundës.

Image

Sipas ekspertit, mjaftojnë vetëm 5 minuta çdo mëngjes, duke mbajtur çdo ushtrim 20-30 sekonda dhe duke përsëritur serinë 2-3 herë. Ushtrimet mund të bëhen edhe gjatë ditës, për shembull pas orëve të gjata në kompjuter ose në mbrëmje për relaksim.

Kujdes: duhen shmangur lëvizjet e forta, të papritura ose pozicionet e zgjatura që shkaktojnë dhimbje. Filloni gjithmonë me gjeste të buta dhe rrisni gradualisht amplitudën, jo shpejtësinë. Nëse dhimbja vazhdon, mund të kërkohet një vlerësim i detajuar mjekësor.

Këto ushtrime janë të sigurta për të gjithë dhe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve cervikale pa komplikime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco