Analizat e gjakut tregojnë qartë se a është organizmi i shëndetshëm, a ekzistojnë procese inflamatore, ndonjë sëmundje, anemi, infeksion, gjendje ushqyeshmërie organizmi dhe ekspozim ndaj materieve toksike e të ngjashme.
Kur është fjala për hulumtimin laboratorik të gjakut, ai nënkupton dy lloje analizash: ato të cilat janë të orientuara në hulumtimin e llojit, numrit, raportit dhe dukjes së elementeve qelizore të gjakut (pasqyra e gjakut, parametrat hematologjike) e të tjera, me të cilat verifikohet përbërja biokimike e gjakut dhe në bazë të kësaj konstatohet puna apo gjendja e organeve të caktuara dhe të indeve.
Pasqyra komplet e gjakut përfshin numrin e eritrociteve, leukociteve dhe trombociteve, konstantës eritrocite (MCV, MCH, MCHC, RDW), konstantës trombocite (MPV, PDW), pasqyrës diferenciale të gjakut (nënlloji i leukociteve: neutrofilet, eozinofilet, bazofilet, monocitet, limfocitet), hemoglobinën dhe hematokritin.
Analizat e gjakut tregojnë qartë se a është organizmi i shëndetshëm, a ekzistojnë procese inflamatore, ndonjë sëmundje, anemi, infeksion, gjendje ushqyeshmërie organizmi dhe ekspozim ndaj materieve toksike e të ngjashme
Kur është fjala për hulumtimin laboratorik të gjakut, ai nënkupton dy lloje analizash: ato të cilat janë të orientuara në hulumtimin e llojit, numrit, raportit dhe dukjes së elementeve qelizore të gjakut (pasqyra e gjakut, parametrat hematologjike) e të tjera, me të cilat verifikohet përbërja biokimike e gjakut dhe në bazë të kësaj konstatohet puna apo gjendja e organeve të caktuara dhe të indeve.
Pasqyra komplet e gjakut përfshin numrin e eritrociteve, leukociteve dhe trombociteve, konstantës eritrocite (MCV, MCH, MCHC, RDW), konstantës trombocite (MPV, PDW), pasqyrës diferenciale të gjakut (nënlloji i leukociteve: neutrofilet, eozinofilet, bazofilet, monocitet, limfocitet), hemoglobinën dhe hematokritin.
Kuptimi i shkurtesave
RBC – eritrocitet (rruazat e kuqe të gjakut) qarkullojnë oksigjenin nga mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit;
WBC – leukocitet (rruazat e bardha të gjakut) shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga bakteret, viruset dhe kërpudhat;
PLT –trombocitet (pllakat e gjakut) marrin pjesë në krijimin e koagulimit dhe në ndërprerjen e gjakrrjedhjes;
Hb – përqendrimi i hemoglobinës;
Hct – pjesëmarrja e qelizave të gjakut apo hematokriti në vëllimin e përgjithshëm të gjakut;
MCV – vëllimi mesatar i eritrociteve;
MCHC – përqendrimi mesatar i hemoglobinës në eritrocite;
RDW – gjerësia e shpërndarjes së eritrociteve, ndarja e eritrociteve sipas madhësisë;
MTV – përqindja mesatare e vëllimit të trombociteve.
© SYRI.net