Pse vitamina C duhet pikërisht tani? Dozat e nevojshme dhe ku gjendet!

Pse vitamina C duhet pikërisht tani? Dozat e nevojshme dhe ku gjendet!

14:43, 09/04/2024
A+ Aa A-

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme, thote agroweb.com. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet?

Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco