Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

A shkakton stresi thinja

A shkakton stresi thinja

16:20, 02/04/2024
A+ Aa A-

Për vite me radhë njerëzit kanë fajësuar stresin për flokët e tyre të thinjur.

Qoftë nga prindërimi, një punë e lodhshme, apo ulje-ngritjet normale të jetës, stresi shpesh është një faktor që shumë e lidhin me flokët e tyre të thinjura.

 Zakonisht thinjat shkaktohen nga humbja e melaninës në rrënjën e flokëve, por a mund të jetë edhe stresi një tjetër faktor?

Disa ekspertë thonë se: po, stresi mund të shkaktojë thinja. Pavarësisht nëse keni të bëni me stres akut, kronik, apo psikologjik, ekziston mundësia që ai të jetë shkaku i flokëve tuaj të thinjur.

Kur je i stresuar, hormoni kortizol lirohet në të gjithë organizmin, madje edhe në gjëndrat e flokëve si pasojë ai shkakton vdekjen e melanociteve në lëkurën e flokut  e cila përmban të gjitha qelizat që përcaktojnë karakteristikat e flokëve, sipas Journal of Dermatological Science. Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se të thinjurit është një pjesë e natyrshme e plakjes që të gjithë do ta përjetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco