3 llojet e ushqimeve që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji!

3 llojet e ushqimeve që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji!

14:23, 31/03/2024
A+ Aa A-

Karbohidratet që treten shpejt janë efektive pas një stërvitje sepse ndihmojnë në rifitimin e energjive. Të njohura edhe si karbohidrate me indeks të lartë glicemik (GI), karbohidratet me tretje të shpejtë vijnë në disa forma, të cilat përfshijnë ushqimet natyrale, të plota dhe ushqimet e përpunuara ose të paketuara. Këto lloje ushqimesh veprojnë duke rritur sheqerin në gjak shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ato ju japin një rritje të tillë energjie.

Buka e bardhë dhe orizi i bardhë janë të dyja burime të mira të karbohidrateve që treten shpejt dhe do t’ju japin një rritje të shpejtë të energjisë.

Frutat dhe disa lloje perimesh përmbajnë karbohidrate që treten shpejt. Ndër frutat më të mira me indeks të lartë glicemik janë bananet, rrushi, shalqiri, hurmat dhe pjeshkët. Mollët, qitro, dardha dhe kumbullat e thata nuk janë zgjedhja e duhur nëse po kërkoni të rrisni shpejt nivelet e energjisë, pasi ato treten me ngadaltë. Perimet me indeks të lartë glicemik janë bizelet, majdanozi, patatet e bardha dhe patatet e ëmbla.

Shumë prej drithërave përmbajnë karbohidrate që treten shpejt, dhe këto janë një burim i shpejtë energjie. Nëse shtoni lëng frutash ose qumësht në to, do të merrni edhe më shumë karbohidrate në vaktin tuaj.

Karamelet, çokollatat, patatinat, biskotat, ëmbëlsira të ndryshme, akullorja janë shumë të larta në karbohidrate që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji. Edhe pse ato janë një burim i shpejtë dhe i lehtë i karbohidrateve me GI të lartë, ato nuk kanë shumë fibra ose lëndë ushqyese të tjera. Kur i konsumoni me sasi të mëdha, trupi nuk i përdor për energji por i ruan si yndyrë. Kjo është një nga arsyet pse këto ushqime kontribuojnë në shtim të peshës, prandaj duhet t’i konsumoni me masë.

Karbohidratet që treten shpejt duhet të konsumohen menjëherë pas stërvitjes për të ndihmuar muskujt të rimarrin energjinë e humbur. Pijet sportive janë një mënyrë e përshtatshme për këtë, pasi ofrojnë karbohidrate që treten më shpejt se sa ushqimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco