Shkencëtarët: Një gotë verë pas punës të ndihmosh të flesh më mirë…

Shkencëtarët: Një gotë verë pas punës të ndihmosh të flesh më mirë…

13:59, 10/11/2023
A+ Aa A-

Një gotë verë pas punës të ndihmosh të flesh më mirë… por vetëm nëse ke pirë një kafe tashmë, thonë shkencëtarët.

Një studim ka dalë në përfundimin se kombinimi i një filxhani kafeje gjatë ditës me një gotë verë në mbrëmje mund të bëjë që të kemi në gjumë më të mirë sesa të konsumosh vetëm njërën.

Hulumtimi, i bazuar në një studim gjashtëjavor me 17 pjesëmarrës, zbuloi se çdo filxhan i vogël kafeje reduktonte kohëzgjatjen mesatare të gjumit me rreth 10 minuta në ditë, ndërsa çdo pije alkoolike shtesë sillte në një natë më të parehatshme. Megjithatë, kur pjesëmarrësit konsumuan kafe dhe alkool në të njëjtën ditë, efektet negative dukej se balanconin njëri-tjetrin, me uljen e gjumit në vetëm pesë minuta në ditë.

Studimi nënvizon ndërveprimin kompleks midis kafeinës dhe alkoolit në modelet e gjumit dhe sugjeron që individët mund të përpiqen të "balancojnë" gjumin e tyre duke konsumuar të dyja substancat.

Megjithatë, studimi këshillon që të mos mbështeteni në këto substanca për gjumë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kafeinës dhe alkoolit në përgjithësi për cilësi optimale të gjumit.

Burimi: DailyMail

Perktheu: Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco