Nga lodhja te depresioni: Shenjat që tregojnë se ju mungon vitamina D

Nga lodhja te depresioni: Shenjat që tregojnë se ju mungon vitamina D

22:30, 08/11/2023
A+ Aa A-

Vitamina D është e nevojshme për trupin e njeriut sepse ruan shëndetin e kockave, shëndetin mendor dhe ndihmon me gjumin. Kjo është arsyeja pse mungesa e tij mund të çojë në pasoja të rënda.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, një në katër të rritur ka nivele të ulëta të vitaminës D. Doktoresha Mindy Lacey thotë se kërkon analizën e kësaj vitamine te pacientët që luftojnë me lodhjen dhe ata që kanë probleme me kockat.

“Mungesa e vitaminës D është bërë më e zakonshme vitet e fundit”, citon Nebraska Medicine fjalët e saj.

Ajo shprehet se shumë pacientë nuk shfaqin simptoma, por nëse ndiheni të lodhur, keni dhimbje kockash ose keni luhatje disponimi, këto janë shenja që tregojnë se keni nivele të ulëta të kësaj vitamine.

“Shumica e pacientëve me mungesë të vitaminës D janë asimptomatikë, megjithatë nëse jeni të rraskapitur, ju dhembin kockat, keni dobësi muskulore ose ndryshime disponimi, kjo është një tregues se diçka mund të jetë jonormale me trupin tuaj”, është shprehur Dr. Lacey.

Megjithatë, këto nuk janë simptomat e vetme që tregojnë mungesën e saj. Njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të përjetojnë simptoma të depresionit dhe rënie të flokëve dhe oreksit. Gjithashtu, ata sëmuren më lehtë, përballen më shpesh me dhimbje muskulore dhe kanë lëkurë të zbehtë.

Nëse keni ndonjërin nga këto simptoma, do të ishte mirë të konsultoheni me një mjek, i cili do të analizojë gamën e vitaminës D në trupin tuaj.

Nëse konstatohet se keni një nivel shumë të ulët të vitaminës D, do t’ju duhet të përdorni suplemente, por përveç tyre këshillohet të kaloni më shumë kohë jashtë dhe të konsumoni ushqime që janë burim i vitaminës D. Kjo sigurisht përfshin lloje të peshkut, si salmoni, toni, trofta dhe skumbri, por edhe të verdhat e vezëve dhe viçi dhe mëlçia e peshkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco