Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës

12:20, 20/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse kripa është e nevojshme për funksionimin e organizmit tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, duhet të jemi të kujdesshëm për sasinë që marrim çdo ditë sepse marrja e tepërt e kripës mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë.

Image

Një studim i publikuar në International Journal of Epidemiology zbulon se konsumimi i tepërt i kripës në dietë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm. Hulumtimet tregojnë se mesatarisht marrja ditore e kripës duhet të jetë gjashtë gramë, por shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se shtatë gram kripë çdo ditë.

Sipas këtij studimi, teknika e papërshtatshme e konsumit dhe vlerësimit të natriumit mund të shkaktojë gjetje paradoksale. Ekspertët sugjerojnë se natriumi është një komponent i fshehur dhe i vështirë për t’u matur.

Urinim i shpeshtë

Urinimi i shpeshtë është një shenjë klasike se po konsumoni shumë kripë. Shumicën e kohës, mund të ndjeni një nevojë urgjente për t’u zgjuar në mes të natës për të urinuar. Megjithatë, është gjithashtu një simptomë e shumë gjendjeve të tjera, si infeksionet e fshikëzës urinare dhe diabeti.

Etje e vazhdueshme

Konsumimi më i madh i kripës mund të shkaktojë ndjenjën e etjes. Kjo ndodh sepse ushqimi me një sasi më të madhe natriumi prish ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj. Mënyra më e mirë për ta kompensuar këtë është të pini shumë ujë.

Ënjtje në vende të pazakonta

Marrja e tepërt e kripës mund të shkaktojë ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo mund të jetë arsyeja pse ndiheni të fryrë në mëngjes. Ënjtja mund të ndihet në gishta dhe rreth nyjave të këmbës. Kjo ënjtje shkaktohet nga lëngjet e tepërta në indet e trupit dhe njihet si edemë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco