Mjekët tregojnë ëmbëlsirat që hanë më shumë dhe ato që i shmangin

Mjekët tregojnë ëmbëlsirat që hanë më shumë dhe ato që i shmangin

22:48, 18/10/2023
A+ Aa A-

Për njerëzit që i duan ëmbëlsirat, sheqeri është një pjesë thelbësore e jetës, por edhe mjekët hanë ëmbëlsirë gjithashtu.

Duke treguar kujdes me përbërësit e përzgjedhur në receta, sekretet na i tregojnë vetë ata. Gjashtë mjekë zbulojnë ëmbëlsirat që konsumojnë më shumë, por njëherësh edhe ato që shmangin.

"Unë patjetër që i ha ëmbëlsirat dhe e kam të pamundur t’ia heq vetes këtë kënaqësi ," thotë Elizabeth Comen, një mjeke onkologe.

“Unë e kufizoj veten te sheqernat e shtuara në ushqim gjatë javës, pasi më pëlqen të konsumoj ëmbëlsirë pas darkës. Kjo më sjell një ndjesi kënaqësi dhe më ndihmon të fle më qetë,” thekson Jasmine Singh Sukumar, mjeke në Qendrën e Kancerit të Gjirit në Teksas.

Po cilat janë ëmbëlsirat që mjekët konsumojnë më shumë dhe çfarë shmangin?

Tartë me fruta

Ëmbëlsirat me frutat e freskëta të stinës, si mollët apo dardhat në vjeshtë janë ideale për të mbushur tartën që bëni në shtëpi. Një tartë kumbulle me një shtresë sheqeri mund të jetë një zgjidhje, sepse kumbullat janë të shëndetshme dhe të shijshme.

[Mjekët tregojnë ëmbëlsirat që hanë më]

Kos i ngrirë me fruta dhe arra

Kur mjekja Mona Bahouth do diçka të ëmbël, ajo zgjedh fruta të freskëta si manaferrat ose mollët. Por, shpesh një kos i ngrirë i mbushur me fruta të shijshme është super gjetje.

Një tas i vogël me manaferra, arra dhe çokollatë

Mjekja kardiologe Helene Glassberg është një adhuruese e çokollatës, ndaj për të kënaqur shijet e saj të ëmbla ajo përzien në një tas manaferrat e pasura me antioksidantë, bajame të kripura, arra dhe kikirikë dhe rezultati është një ëmbëlsirë e shëndetshme.

Cheesecake, me zëvendësime

Mjekja onkologe Comen thotë se i pëlqen të eksperimentojë në receta me përbërës më të shëndetshëm, si përdorimi i salcës së mollës ose kosit. Ka shumë receta në internet, shpjegon ajo dhe ka mënyra për të zëvendësuar përbërësit që nuk sakrifikojnë shijen, por as shëndetin. “Për shembull, kohët e fundit kam bërë cheesecake me kos grek, krem djathi me pak yndyrë dhe ishte super”.

Fruta sezonale të pjekura në skarë

Fruta të tilla si pjeshkët ose ananasi mund të piqen shumë mirë në skarë. Ato bëhen të ëmbla dhe pothuajse karamelizohen kur piqen në skarë.

Akullore

Ka gjithmonë ndjenja “mëkati” kur bëhet fjalë për akulloren! Një kupë me vanilje ose çokollatë është e shijshme kur konsumohet në sasinë e duhur pa e tepruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco