Alo, Urgjenca? - Si të kërkojmë ndihmë mjekësore

Alo, Urgjenca? - Si të kërkojmë ndihmë mjekësore

16:58, 06/06/2023
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka dhënë këshilla sot se si  duhet një qytetar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Telefononi në 127 dhe 112

Jepni adresën e plotë ku ndodhet i sëmuri (qytet, fshat, rrugë, kryqëzim, pallat, institucion dhe çdo pikë referimi pranë jush).

Jepni një numër kontakti (personi që telefonon/ shoqëruesi i të sëmurit ose vetë i sëmuri nëse ai është telefonuesi).

Përshkruani shkakun/ arsyen e telefonatës dhe dinamikën e ngjarjes.

Jepni të dhënat personale të pacientit nëse i dini (emrin, mbiemrin, gjininë, moshën).

Kujdesuni që numri i kontaktit që ju jepni, të jetë i disponueshëm për të krijuar mundësinë e komunikimit në çdo kohë me ekipin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco